Lajme Shqip Friday, 30 October 2015 08:22

Rudina Magjistari është bërë nënë për herë të parë. Pak orë më parë, ajo ka sjellë në jetë vajzën e saj, të cilën e ka pagëzuar me emrin Mia.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë moderatorja në profilin e saj në Facebook, ku shkruan:

“Jemi të lumtur të ndajmë gëzimin tonë me ju sot. Para katër orësh lindi Mia, engjëlli që na mbushi jetën plot. Rudina dhe Xhavit”.