Lajme Shqip Saturday, 13 October 2012 16:55

Tiranë – Në një intervistë për “GSH”-në, ikona e parë e bukurisë shqiptare, Valbona Selimllari, rrëfen kënaqësitë që të jep puna me njerëzit dhe bën përjashtimin e vetes nga ato “vajzat kukulla”.

Është viti i dytë që ajo do të drejtojë emisionin “Nga e para” dhe ajo rrëfen realitetin me të cilin është përballur.“Sigurisht që ne nuk e dimë që varfëria ekziston kaq shumë në këtë masë. Ne dimë që ka varfëri, ne dimë që ka familje që janë shumë të varfra, sepse i shohim në lajme, mirëpo ti e shikon nga ekrani dhe qëndron prapë e ftohtë ndaj këtij fenomeni, sepse ekrani të mban larg. E sheh 5 minuta dhe aq, rutina e jetës të merr dhe nuk e mban mendjen aty. Kurse në momentin që e prek vetë, sigurisht ndjesia është shumë e fortë”, pohon ajo.

Ajo qan dhe merr kënaqësi bashkë me to në mes të llaçit, për t’ju ofruar një të ardhme më të mirë. Nga 15000 aplikime janë zgjedhur për tu ndihmuar vetëm 10 familje.

“Ndihem keq, sigurisht që ndihemi keq, sepse ne do të donim t’i ndihmonim të gjithë. Megjithatë mbushemi me optimizëm kur shikojmë familjet e trajtuara në program se si gëzojnë. Ne ju hapim atyre një dritare të re. Familjet e këtij viti kanë qenë të gjitha në gjendje tmerrësisht të keqe dhe ndihma jonë ka qenë jetike për ta”.Për bukuroshen përmetare koncepti për bukurinë është relativ.

“Unë them që bukuria ka vlerë. Do ishte gënjeshtër të thoshim që nuk vlen. Vlen sigurisht, por i humb vlerat menjëherë nëse nuk mbështetet në tipare të tjera që të bëjnë njeri. Sepse mund të ulesh me një vajzë të bukur që flet dy fjalë dhe aq. Të bukura sot ka pa fund. Të skulpturuara. Bukuria për mua është një moment, një nga hallkat”.Ajo rrëfen se është një familjare e përkushtuar dhe kjo gjë rrjedh nga vlerat e qytetit të saj.“Jam rritur në një familje, të thjeshtë, të ndershme, të pastër, paqësore. Thjesht Përmeti. Le të themi që përmetarët janë njerëz shumë të mirë”,thekson Valbona.Ajo thekson se çdo person e merr lumturinë në mënyra të ndryshme, por e rëndësishme është ta jetojë.“Çdo njeri gëzohet ndryshe. Asnjëri s’është për tu paragjykuar. Mua më gëzon një përqafim, ty një kuletë. Nëse ty të gëzon një kuletë, lufto për të”, nënvizon Valbona Sellimllari.(LajmeShqip.com)