|
|
e Hënë, 12 Mars 2012 14:42 13 Tetor 2012 10:30
10 Gusht 2012 16:24
1 Tetor 2011 11:56
16 Shtator 2011 14:33
30 Gusht 2011 13:31
12 Korrik 2011 14:53
29 Mars 2011 08:21
Pas shumë zërave që qarkullonin për çiftin, Olivier Martinez konfirmoi se është fejuar me aktoren Halle Berry.
“Është gjithçka e vërtetë. Jemi fejuar”, ka thënë Martinez për gazetën ‘Miami Herald’. Sipas gazetës, aktori francez ndodhet në Miami për të inauguruar restorantin e tij të ri, Villa Azur.
Halle Berry, 45 vjeç, dhe Olivier Martinez, 46 vjeç, janë njohur në vitin 2010 në sheshxhirimin e filmit ‘Dark Tide’, pak pas përfundimit të marrëdhënies së aktores me modelin kanadez Gabriel Aubry.
Berry ka një vajzë 4-vjeçare dhe është martuar dy herë më parë. Në vitin 1996 u nda nga lojtari i bejzbollit David Justice dhe në vitin 2004 kërkoi divorcin nga muzikanti Eric Benet.
