|
|
e Hënë, 30 Korrik 2012 09:12 Kur mendojmë se edhe pak javë stina do të ndryshojë dhe i ftohti do të jetë sërish i pranishëm në ditët tona, menjëherë na shkon mendja tek rrobat që do të veshim. Për këtë na vjen në ndihmë dizenjuesi i famshëm Roberto Cavalli me krijimet përrallore të koleksionit të tij më të fundit.
Është mahnitëse se si moda ndryshon sezon pas sezoni dhe dizenjuesit bëjnë të pamundurën që të sjellin risi me koleksionet e tyre. Pikërisht, një nga dizenjuesit që ka ndikuar në botën e modës është Roberto Cavalli, i cili në koleksionin e fundit ka shfaqur ato karakteristika unike, elegancën me sharmin e italianëve, si dhe rroba mahnitëse, me të cilat ka ngritur perandorinë e tij të modës.
Kostume të mrekullueshme, fustane, këmisha, pantallona, të prezantuara në këtë koleksion ndihmojnë njerëzit të gjejnë veshjet të cilat kombinohen me personalitetin e tyre. Elemente luksoze që spikasin si lëkura, kaleidoskopi, printime lëkurë kafshësh, dantella dhe pëlhura të një cilësie të lartë, që e bëjnë këtë koleksion të denjë për vëmendjen tuaj.
Ky koleksion përmban rrobat e duhura të cilat nxjerrin në pah linjat dhe format trupore të femrës, duke krijuar një pamje mahnitëse, elegante dhe të freskët në stilin tuaj.
(LajmeShqip.com)






