Lajme Shqip e Mërkurë, 19 Tetor 2011 13:41

Hollywood – Karriera e tyre do  të shёnojë njё etapё tё re duke lënë gjurmët e duarve dhe këmbëve nё çimenton e Hollivudit.

Edward Cullen do të jetojë përgjithmonë, dhe po ashtu edhe gjurmët e Robert Pattinson-it!

Pattinson, Kristen Stewart dhe Taylor Lautner do të lënë gjurmët e duarve dhe këmbëve nё çimenton e Hollivudit muajin e ardhshëm. Treshja e “Breaking Down” do të jetë në mes të 250 yjeve, të cilët kanë patur nderin të përjetësohen jashtë Teatrit Kinez Grauman, në qilimin e çimentos.

Yjet e fundit që lanë gjurmët e tyre ishin Jennifer Aniston, Helen Mirren, Cher, Robert Downey Jr., Hugh Jackman, yjet e Harry Potter dhe Johnny Depp.

Saga e Twilight-it “Breaking Dawn – Pjesa 1” do të shfaqet në teatër më 18 nëntor. (LajmeShqip.com)