Lajme Shqip Thursday, 30 June 2011 18:05

Dashamirësit e ‘Twilight’ nuk duhet të bëhen merak për sulmin ndaj idhullit të tyre, Robert Pattinson. Ai nuk ishte një incident i vërtetë, por pjesë e skenarit të filmit.

Skena ndodhi gjatë regjistrimit të skenarit të filmit ‘Cosmopolis’.

Robi dukej në fytyrë po aq i bardhë dhe i kremosur sa vetë torta. Por, personazhi i Eric Parker që ai po aktronte, u shfaq akoma më mirë kur ai gjeti limuzinën e tij të vandalizuar nga mbishkrime.

Filmi tregon historinë e një djali 28 – vjeçar multimilioner që merr rrugën për të kaluar urën e Manhattanit me limuzinë vetëm për të prerë flokët tek berberi. Përveç tortës dhe limuzinës të vandalizuar ai do të përjetojë edhe disa aventura të pakëndëshme të tjera në skenën e xhirimit. Filmi bazohet në romanin e shkrimtarit Don DeLillo. (lajmeshqip.com)