Lajme Shqip Monday, 20 June 2011 14:50

Kёngёtari i grupit “Take That” aksidentalisht ua ka ‘bёrë’ me sy nё skenё 82.300 fansave nё stadium.

Gjatё koncertit qё kanё mbajtur “Take That” nё stadiumin “Park”, nё Dublin, Robbie ka patur dhe hapёsirёn e tij pёr tё kёnduar disa nga hitet e karrierёs sё tij solo.

Ai ka performuar kёngёt ‘Sexed Up’, ‘Come Undone’ dhe ‘Rock DJ’. Gjatё kohёs qё ka kёnduar, ai nё ekzaltim e sipёr tё interpetimit ka futur duart e tij edhe poshtё pantallonave. Por ama, kur ka pёrfunduar me interpretimin, nuk ka qёnё vetёm dora ajo qё ka nxjerrё nga pantallonat!

Vallёtaret e Robbie-t panё çdo gjё, ndёrsa anёtarёt e grupit “Take That” ishin shpёrndarё mbrapa skene dhe nuk panё gjё. Por edhe ato admirues apo zonja qё ishin nё rend tё parё dhe qё e panё atё mirё, asnjёra nuk u ankua. Njё dёshmitar thotё se ai e kishte elektrizuar aq shumё turmёn sa atyre nuk u bёri pёrshtypje kjo gjё.

Megjithatё, duhet pёrmendur qё pёr Robbie-n nuk ёshtё hera e parё qё e tregon veten ashtu siç e ka bёrё natyra. Nё vitin 1999, nё Atalanta tё Georgias ai ka dalё nё skenё nudo. Po ashtu, nё janar tё kёtij viti ai regjistroi njё urim ditёlindjeje pёr 40-vjetorin e shokut tё tij Gary Barloe, lakuriq dhe i ngjyer plotёsisht me ngjyrё tё verdhё.

Robbie, 37-vjeçar, i cili ёshtё i martuar, pёrpara disa javёsh bёri publik faktin se pёrditё merr hormone pёr t’i stimuluar atij aftёsinё seksuale.

Ndёrkohё qё ai dhe grupi i tij “Take That”, dje u renditёn tё parёt nё klasifikimet angleze me albumin e tyre qё renditet mё i shituri.