Lajme Shqip Saturday, 31 March 2012 11:30

Robbie Williams ka lajmëruar se do të bëhet baba për herë të parë. Këngëtari britanik e ka dhënë lajmin me anë të një lajmërimi të shkurtër në faqen e tij zyrtare në internet.

38-vjeçari shkroi: “Përshëndetje miq! Ju kam mbajtur një sekret gjatë kësaj kohe. Unë dhe bashkëshortja ime Ayda do të bëhemi prindër këtë vit!!!”

Më tej duke shtuar pak humor në lajmërim, shkruante: “Bëmë seks. Funksionoka në këtë mënyrë! …Po pres me padurim të bëhem baba”.

Lajmi bëri që shumë fansa të klikonin në faqen e tij dhe për këtë arsye faqja e interentit ra për pak kohë.

Robbie Williams dhe Ayda janë martuar në Los Angeles (SHBA) në vitin 2010 pas një lidhjeje 4-vjeçare.