Lajme Shqip Friday, 12 April 2013 09:58

Ish ylli i “Take that”, Robbie Williams dhe Michael Buble janë duke punuar për një këngë së bashku.

“Jemi të së njëjtës moshë dhe kemi shumë gjëra të përbashkëta. Ai vetëm sa është bërë baba, si unë. Ne të dy kemi probleme të përbashkëta”, ka shkruar Robbie në një rrjet social, shkruan The Sun.

Ndërkaq edhe Michael ka shkruar për entuziazmin që ka në lidhje me bashkëpunimin me Robbien.

“Nuk mendoj se është dikush në jetën time që do të doja të punoja me të, më shumë se Robbie”, ka thënë Buble.