Lajme Shqip Friday, 31 July 2015 18:05

Vëllai i Kim Kardashian, Rob, është parë shumë rrallë që kur ka shtuar peshë në mënyrë drastike, dhe ajo që gjithmonë i ka dalë në ndihmë dhe e ka përkrahur është motra e tij Khloe.

Në një intervistë të fundit ajo ka sqaruar se pse ai po banon në shtëpinë e saj.

“Rob është duke banuar me mua tani dhe nuk do të doja të ishte ndryshe. Më pëlqen ta kem afër meje. Unë kam një shtëpi të madhe dhe doja që ai të ndihej rehat”.

“Ai po e kalon një periudhë të vështirë tani. Me këtë stil të jetës së çmendur, duhet të mendohesh se ku mund ta kesh ende lirinë tënde”, ka thënë Khloe Kardashian.