Lajme Shqip Wednesday, 10 April 2013 10:12

Jo vetëm Adele ka zënë vendin në numrin e ri të revistës “Elle” që publikohet në maj.

Është edhe këngëtarja e lindur në Kosovë, Rita Ora, ajo që do të vije bashkë me numrin e ri të kësaj magazine me një stil krejtësisht ndryshe.

Në fakt, janë të gjitha këngëtaret pjesëmarrëse në këtë numër, ato që kanë ardhur ndryshe siç jemi mësuar ti shohim.

“Jo të gjithë njerëzit do të mund të ndjehen ndryshe nga këto fotografi. Rita, përfundimisht ka një stil tejet të veçantë”, ka thënë fotografi i “Elle”, i cili ka realizuar fotografitë për sesionin “Women in Music”.