Lajme Shqip Tuesday, 27 October 2015 12:12

Rita Orën jemi mësuar ta shohim teksa ekspozon pjesët e trupit.

Këngëtarja shqiptare së fundi ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram teksa pozon përkrah një mashkulli.

Bëhet fjalë për stilistin e mirënjohur amerikan, Chris Appleton, i cili përkujdeset për stilin e flokëve dhe dukjes së këngëtares së hitit “Body On Me”.

Rita duket mjaft e bukur në sutjene të zeza, ndërsa përbri fotografisë ka pohuar se ky është njëri ndër anëtarët e ekipit të saj të ëndrrave.

Kujtojmë se ditë më parë edhe një fotografi e kishte publikuar në Instagram me Chrisin, ku kishte lënë një mesazh përkrah fotografisë duke thënë se është ‘hot’ dhe e ka bërë për vete.