Lajme Shqip Tuesday, 03 November 2015 23:31

Rita Ora ka thënë se do të dëshironte të aktrojë e gjithashtu të këndojë këngën për filmin e ardhshëm të James Bond.

Rita Ora mund të bëjë histori. Bota nuk ngopet kurrë me të dhe ajo tani do edhe të ‘zotërojë’ filmin e radhës të James Bond.

E pyetur së fundmi se a do të kishte më shumë dëshirë të këndonte kolonën zanore apo të jetë ‘femra Bond’, Rita ka dhënë një përgjigje fantastike, transmeton lajmi.net.

Ajo ka thënë: “Unë më përpara do të këndoja kolonën zanore, por a i ka bërë ndonjëherë ndokush të dyja? Ndoshta unë do t’i bëj”.

Filmi më i fundit për James Bond ‘Spectre’ ka pasur javën e parë të shfaqjes dhe vetëm në Britani në javën e parë ka arritur të mbledhë 58 milionë stërlina.