Lajme Shqip Thursday, 23 July 2015 10:53

Pas roleve të shkurtra që pati në “Fifty Shades of Grey” dhe “Fast & Furious 6”, Rita Ora tani do të jetë pjesë e filmit të fundit të nominuar për Oscar bashkë me Jake Gyllenhaal, “Southpaw”, transmeton Telegrafi.

Gyllenhaal luan në rolin e Billy Hope, një boksier i cili ka vështirësi të mëdha që ta rikthej jetën e tij në normalitet, në mënyrë që të mund të qëndrojë me vajzën e tij, transmeton Koha.net. Gjatë këtij procesi, i mposhtur, Gyllenhaal do të përballet edhe me karaktere si Rita Ora, të cilët gjithashtu janë duke kaluar në momente shumë të vështira jetësore.

Rita në pjesën e saj paraqitet si një femër e droguar. Në takimin me Gyllenhaal, ajo paraqitet shumë e çuditshme dhe si një njeri jo normal.