Lajme Shqip Tuesday, 27 October 2015 11:12

Këngëtarja shqiptare, Rita Ora ka zbuluar se si ajo dhe motra e saj, Elena ishin vënë direkt në përkujdesje, kur ishin larguar nga Kosova me prindërit e saj.

Ylli i hitit “The Hot Right Noë”, ishte vetëm 24 muaj, kurse motra e saj ishte tre vjeçare, kur kishin arritur në Londër, transmeton Koha.net. Kur fëmijët ishin vënë nën përkujdesje, prindërit e saj ishin përballur me një kohë shumë të vështirë, përderisa ishte vlerësuar statusi i tyre.

“Ne ishim dërguar menjëherë në shtëpinë e fëmijëve për përkujdesje, pasi ne ishim refugjatë. Asnjëherë nuk e kam kuptuar se sa shumë kanë sakrifikuar prindërit tanë. Mendoj se ata janë njerëzit më të fortë që unë kam njohur. Ata krijuan një jetë të re përsëri, nga fillimi”, ka thënë Rita për “The Sun”.

Ajo më tutje ka treguar se në një moment të jetës së saj ishte dashur që të vendos se çfarë do të bëjë me jetën e vet, kurse ishte një rrezik permanent që të merrej edhe me drogë.

“Ishte një moment në jetën time që duhej të vendosja, ose të bëjë diçka me jetën time, ose vetëm të dal në rrugë dhe të shesë drogë me pjesën tjetër të shoqërisë. Nuk kam pasur të bëjë asgjë me drogën, por isha i rrethuar nga ato dhe me gjithë sinqeritetin them se është një eksperiencë që nuk ia dëshiroj askujt”, është shprehur Rita.