Lajme Shqip Saturday, 24 October 2015 18:49

Rita Ora tashmë ka ndërtuar një karrierë të shkëlqyeshme në Britaninë e Madhe. Momentalisht, është ndër personalitetet më të kërkuara në ngjarjet e mëdha, këngët e saj kryesojnë toplistat botërore, ndërsa fytyra e saj zbukuron ballinat e shumë revistave të njohura dhe reklamave.

Mirëpo, ajo gjithashtu gjen kohë që të merret edhe me punën e ambasadores së nderit e Kosovës. Kohë më parë gjatë një interviste për gazetën britanike ‘Independent’, ka deklaruar se qëllimi i saj është që të rinjtë e Kosovës t’i mësoj që të kenë fuqinë për të ndryshuar sistemin politik.

“Problemi është në sistemin arsimor. Nuk e dimë se çfarë ndodh në politikë dhe prandaj njerëzit nuk votojnë. Pse të votojnë kur nuk e dinë se çfarë po ndodh? Dua të ndryshoj sistemin arsimor dhe t’u ofroj atyre një formë të shkollimit kreativ”, ka deklaruar bukuroshja kosovare, shkruan më tutje Zeri.info.

“Ajo që unë kam arritur, është rastësi e rrallë në vendin tim. Më duhet të gjej mënyrën që edhe të tjerëve t’ua mundësojë këtë”, ka shtuar ajo