Lajme Shqip Tuesday, 16 April 2013 19:34

Ndoshta nuk ka qenë momenti i duhur që Rita Ora të postojë një foto me revole në dorë në rrjetin Instagram, shkruan Daily Mail.

Kjo për shkak se bota është ende nën ethet e ngjarjes në Boston.

Këngëtarja 22 vjeçare ka marrë kritika të shumëta për shkak të një fotografie në Instagram, ku shihet me shoqërinë e saj, duke mbajtur revole, pa dyshim false.

Mirëpo fansat e saj nuk e kanë pritur aq mirë këtë gjes të Ritës.

“Kjo është krejtësisht e gabuar. False apo jo, të promovosh revole nuk është aspak ‘cool’ dhe është jashtëligjore”, ka shkruar një nga përdoruesit e Instagram.

Ka pasur edhe dhjetëra mesazhe të tjera, të cilët nuk e kanë lavdëruar fare këtë gjest të Ritës.