Lajme Shqip Thursday, 25 April 2013 11:36

Ajo nuk është edhe aq e njohur për veshje të mirë, pasiqë shumëherë ka qenë qendër e kritikave për shkak të veshjes së saj. Mirëpo me një fotografi që këngëtarja Rita Ora e ka postuar në Instagram, duket se më në fund do të marrë kritika të mira.

Rita ka postuar një fotografi me një palë çizme të firmës “Chanel”.

Përbri fotos, këngëtarja ka shkruar “Më në fund zemrat e mia arritën në shtëpi”, transmeton Daily Mail.

Rita si duket ka qenë edhe pjesë e ndonjë fushate të markës së njohur botërore pasiqë ka postuar një set fotografishë të realizuar pikërisht me veshje të “Chanel”.