Lajme Shqip Friday, 30 October 2015 13:44

Rita ka bërë që gjoksi i saj të jetë në qendër të vëmendjes gjatë performancës së mbrëmshme.

Rita është paraqitur në dy evente radhazi, ku ka performuar hitet e saj para publikut të mrekullueshëm.

Në festën e radios ‘Kiss FM’ për Halloween në Britani, Rita ka veshur rroba me fund të shkurtër dhe çizme të gjata portokalli, transmeton lajmi.net.

Çfarë është vërejtur është gjoksi i Ritës, të cilin ajo nuk e fsheh aspak dhe dje e ka përdorë për lëvizje seksi duke vallëzuar gjatë performimit të këngëve.

Rita më vonë është ndërruar, për të shkuar në eventin tjetër të organizuar nga UNICEF dhe për aty ka veshur gjaketën bardhë e zi të Balmain, të njëjtën që Kendall Jenner ka veshur në fillim të këtij viti.

Bukuroshja shqiptare në të dyja eventet ka performuar me flokët e kapur gërshetë.