Lajme Shqip Friday, 02 October 2015 10:16

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora ka konfirmuar hapjen e shkollës në Kosovë.

Qe disa ditë u raportua se ajo ka në plan të hapë një shkollë në Prishtinë dhe këtë Rita e ka konfirmuar nëpërmjet rrjeteve sociale.

Duke shpërndarë lajmin e dhënë nga “The Sun” Rita ka shkruar se “këto raportime janë të vërteta”.

“Këto spekulime janë të vërteta. Unë po e hapi një shkollë”, ka shkruar këngëtarja në Twitter.