Lajme Shqip Thursday, 22 October 2015 19:24

Rita Ora është ftuar për të performuar në ceremoninë e ndarjes së çmimeve ‘MOBO’.

Rita nuk ka munguar në asnjë nga ceremonitë e MOBO Awards së fundmi, ndërsa këtë vit ajo edhe do të performojë, transmeton lajmi.net.

Ceremonia do të mbahet më 4 nëntor në Leeds të Anglisë ndërsa përveç performancës, Rita është edhe e nominuar për videoklipin më të mirë, për ‘Body on me’ me Chris Brown.

Edhe ju mund të votoni për të ndihmuar që Rita të fitojë për videon më të mirë. Votoni këtu!