Lajme Shqip Sunday, 21 April 2013 12:05

Kur e mendoni Snoop Dogg apo i njohur tashmë së fundmi si Snoop Lion, ju mund të pritni të papriturën.

Kështu shkruajnë mediat e huaja duke iu referuar disa këngëve të reperit si “Sensual Seduction”, “Beautiful” etj., në të cilat ai këndon në mënyrë tejet të ndjeshme.

Mirëpo njëqind për qind më i ndjeshëm është dueti i tij me këngëtaren shqiptare, Rita Ora.

“Nuk ësht befasi që Snoop u këndon femrave të bukura por në duetin me Rita Orën i titulluar “Torn Apart”, ata vërtetë janë bërë romantikë dhe u këndojnë zemrave të thyera”, shkruajnë mediat e huaja.

Raportohet se klipi i këngës do të publikohet në ditët e ardshme ndërkaq thuhet se xhirimet e tij janë bërë në Tajlandë.