Lajme Shqip Monday, 22 July 2013 14:15

Rita Ora është duke planifikuar një pushim në Ibiza së bashku me “gruan” e saj, Kate Mosss.

Këngëtarja e hitit “Radioactive” dhe modelja 39 vjeçare janë bërë shoqe të ngushta prejse Rita është ndarë nga “gruaja” dhe shoqja e saj, modelja Cara Delevingne.

Rita, 22, është raportuar se i ka dhënë fund marrëdhënies së saj me modelen pas grindjeve që kanë pasur ato gjatë festivalit të Glastonburyt.

“Rita e sheh Katen si ndarje nga Cara. Ajo e di se Kate mund t`i jap këshilla se si të ketë sukses në karrierë”, ka thënë një burim për “The Sun”.

Këngëtarja me prejardhje nga Kosova dhe Kate besohet se janë duke e planifikuar një pushim çiftesh sepse kanë ftuar edhe të dashurit e tyre, Dj Calvin Harris dhe rokerin e grupit “The Kills”, Jamie Hince.

“Cara ishte xheloze për lidhjen e Ritës me Calcinin për këtë herë ai nuk e braktisi. Ai është duke shkuar në Ibiza me Ritën, Katen dhe burrin e saj Jamie Hince”, ka thënë burimi.