Lajme Shqip Sunday, 28 April 2013 16:06

Cara Delevingne mund të fillojë së shpejti me karrierën e saj muzikore dhe për këtë, ajo ka marrë një premtim kohë më parë nga ylli Rita Ora, se do ta ketë mbështetjen e saj.

Disa fotografi që i ka publikuar Daily Mail, Cara dhe Rita shihen si dy të “çmendura” në një studio në Londër ku edhe përfolet se kanë nisur punën në këngët e reja.