Lajme Shqip Saturday, 22 June 2013 17:02

Marrëdhënia midis Rita Orës dhe Calvin Harris ka arritur një fazë të re, ndërsa DJ i njohur skocez dhe këngëtarja shqiptare nga Prishtina janë bërë thuaja të pandashëm. 
Këngëtarja 22-vjeçe dhe Harris, pasi kanë nisur së fundmi një marrëdhënie, u fotografuan të enjten në Los Angeles, duke shpenzuar të dy kohë në shopping.
Ndryshe nga shumë meshkuj të tjerë, Harris dukej tepër i durueshëm dhe i përkushtuar, ndërsa shpenzoi disa orë me të dashurën e tij në një qendër tregtare, transmeton TCH.
Rita, e cila së fundmi është rikthyer tek flokët e gjatë biondë, ishte kombinuar në këtë shëtitje me një stil sportiv, me një fustan të lirshëm shumëngjyrësh dhe atlete.