Lajme Shqip Monday, 02 November 2015 13:13

Pas një qetësie dhe pushimi disa mujor nga jeta muzikore Leonora Jakupi, njëra prej këngëtareve më të njohura dhe të shquara të estradës mbarë shqiptare po bëhet gati për rikthim të fuqishëm me disa projekte për fansat.

E ftuar në emisionin ‘Top Folk’ të Radio Dukagjinit, Leonora Jakupi ka shpalosur planet e saja të fundvitit.

Albumi që është në finalizim, një këngë e përpunuar patriotike për nderë të festës së flamurit, 28 Nëntorit dhe një program me këngë të përpunuara popullore, janë vetëm disa nga projektet me të cilat pritet të godas Leonora.

E pyetur për ndjesinë e këngës popullore, meqë këngëtarja ka pasur bashkëpunime të tilla me disa këngëtar, siç janë, Ramadan Krasniqi-Dani, Kastriot Tusha dhe të tjerë, këngëtarja ka pohuar se shumë shpejt do të ketë risi në këtë drejtim.

‘Muzikën popullore e dua shumë. E këndoi nëpër prezantimet e mia live. Shumë do doja dhe së shpejti mendoj se do t’i vie rradha një programi me përpunime këngësh popullore. Realizimi do të bëhet me shumë kujdes në njërën nga studio tona, këtu në Kosovë’, ka thënë Leonora.

Këngëtarja më tej ka shtuar se për nderë të 28 Nëntorit, do të sjellë një këngë patriotike e cila do të editohet pikërisht në ditën e Flamurit. Në ‘Top Folk’ të Radio Dukagjinit, Leonora Jakupi i ka dhënë përgjigje edhe përfoljeve të shumta për një duet të mundshëm me Nora Istrafin, kjo pasi disa portale kishin plasuar një foto të përbashkët të këtyre dy këngëtareve.

‘Ka qenë vetëm njo foto bashkë me Nora Istrefin. Nuk ka asgjë rreth ndonjë dueti.’-ka thënë Leonora.

Një prej mbretëreshave të muzikës sonë. Leonora Jakupi, ka gjetur rastin që në këtë emision të bëjë të ditur për fansat, se asnjë llogari në emër të saj në facebook, nuk është nën menaxhimin e saj, përderisa ajo ka vetëm një account në instagram.

Në fund, drejtuesi i programit ka marrë premtimin se për jetën private dhe të rejat në statutin e saj, Leonora Jakupi do të flas ekskluzivisht në studiot e ‘Dukagjini’-t në ‘Top Folk’, sapo të vie momenti.