Lajme Shqip Saturday, 20 April 2013 15:35

Ajo është detyruar të anulojë tri koncerte në fillim të javës, pasiqë u raportua se kishte probleme shëndetësore. Menjëherë pas këtij lajmi, nisën thashethemet se Rihanna mund të jetë shtatëzënë me të dashurin e saj, Chris Brown.

Megjithëkëtë, ky lajm doli të mos jetë i vërtetë.

Ndërkohë Rihanna është parë mjaft e shëndetshme në fotografitë e publikuara nga Daily Mail, ku shihej duke u nisur për në aeroport për të shkuar në Tampa.

“Turneu Diamonds. U ktheva. Tampa, po vimë të të gjejmë”, ka shkruar këngëtarja në Twitter.