Lajme Shqip Thursday, 02 June 2011 11:28

Pas një pauze të gjatë reperi shqiptar i cili jeton në Amerikë Viktor Palokaj i njohur ndryshe si “Rebel a.k.a. Unikkatil” i është rikthyer skenës, këtë herë me një bashkëpunim me veteranin e muzikës Rap në Kosovë, me yllin e këtij zhanri Besnik Canolli, i njohur ndryshe si “2po2”.

Disa ditë më herët keni mundur ta vëreni se në top-klik në “YouTube” ishte  kënga “Tequila Vava” e Florit ne bashkëpunim me Albatritit dhe Nogën e cila kishte thyer rekordin e shikueshmërisë për një këngë shqiptare në rrjetin më të madh social të videove YouTube.

Nuk i shkoi shumë gjatë, pasi Besniku i njohur ndryshe si  “2po2” dhe Viktori i njohur ndryshe si  “Rebel a.k.a. Unikkatil”  kanë lansuar këngën me titull “Fitorja e Sinqertë” kenge kjo e cila ka vene rekordin e ri ne YouTube.

“Fitorja e Sinqertë” në YouTube ka arritur të gjenerojë zyrtarisht 151.420 mijë shikime, edhe pse besohet se kemi të bëjmë me rreth 200 mijë shikime. Kjo ka bërë që kënga e albumit “Authentic” (album ky i 2po2 dhe “2 high records”) të jetë në pozitën e 59-të në listën e videove më të shikuara në YouTube, që përbën rekord të ri.

Nuk është ky rekordi i vetëm që është thyer nga “Fitorja e Sinqertë” në YouTube, kënga e lansuar ditë gjendet në pozitën e 16-të të videove më të komentuara në YouTube  me rreth 7300 komente, statistikë kjo vërtet e jashtëzakonshme për një projekt shqiptar në internet.

Pos tjerash, vlen të përmendet se albumi “Authentic” pas publikimit ka zënë vendin e katërt në “imunes” të Zvicrës.

YouTube së fundmi ka lansuar shërbimin YouTube Charts që u lejon vizitorëve të shohin statistikat e videove më të shikuara dhe më të diskutuara për një periudhë të caktuar kohore.

Vlen të përmendët se “2po2”  është themeluar në vitin 1996 nga Besnik Canolli dhe Arben Mehmeti. Në vitin 1997 arrijnë ti incizojnë këngët e para, fillimisht me këngën “S’më pëlqen kjo loje” arritën ti bëjnë për vete zemrat e shumë moshatarëve të tyre.

Këta të rijë dhuna mbi popullin tone asaj kohë i kishte prekur shumë andaj përmes këngëve ata shprehen mllefin e tyre por krenarin dhe qëndrueshmërinë e rinisë tonë. Këtë mesazh bart edhe titulli i albumit të parë “Nuk dorëzohemi lehte” edituar në shtator të vitit 1997. Albumet e 2po2 janë: “Nuk dorëzohemi lehtë”; “Hip Hop therapy”; “Hip Hop filozofi”; “Vol -2” dhe “Authentic”.

2po2 së fundmi bëri realizimin e klipit dhe këngës shumë të suksesshme këngës “vibe” në bashkëpunim me Tunen dhe Dafina Zeqirin po ashtu kjo këngë është shpallur hiti i vitit nga RTV 21.

Besnik Canolli, “2po2” së fundi lansoj albumin “Authentic” album ky që përfshin një këngë në bashkëpunuim me Viktor Palokaj  “Rebel a.k.a Unikkatil” këngën titullohet “Fitorja e Sinqertë”

Viktor Palokaj, “Rebel aka Unikkatil” lindi në një familje me traditë. Ai është nipi i Gjon Palokes d.m.th. udhëheqësit të ballit kombëtar. Njeriu i cili nuk ua dha tokat e stërgjysheve skllaveve. Armiku deshi ta dënojë me vdekje, por nuk arriti.

Shkollën fillore e kreu në Prishtinë, pastaj u regjistrua në Gjimnazin “Sami Frasheri”. Në fillim ishte një nxënës i sjellshëm, por me vone u be problematik dhe u përjashtua nga shkolla 3 herë, por përsëri nuk pushoi sepse zemrën e tij ja morri rruga dhe Hip-Hopi. Muzikën rep e filloi 12 vjeç mirëpo nuk vazhdoi sepse në atë kohë repi për të ishte shumë i thjeshte sepse ai këndonte rep të vërtete.

Ne vitin 1992, Unikkatili incizoi këngët e tij te para “Demokraci” dhe “Ta zhdukim Policin” dhe në vitin 1993, ai incizoi këngën e parë profesionale me titull “zingjirt që s’kputen”. Pas disa vitesh, saktësisht në vitin 1995, Viktori përjetoi një tragjedi, ku shoku i tij i ngushte, Dren Thaqi u godit nga treni dhe vdiq. Për këtë që ndodhi, ai shkroi dhe incizoi këngën “Shpirti N’Paqe” si kujtim për Drenin.

Në kohën kur për një fjalë kundër Serbisë paguaje shtrenjte, Unikkatili shkroi këngë në të cilat përmendeshin emra te policëve serb si ajo “Vdekje Serbisë” e megjithatë “Radio Selavia në Pristhtinë nuk i transmetonte, kështu që nga të gjitha këngët e Unikkatilit aso kohë u emitua vetëm
“shpirti n’paqe”.

Muzika që bënte Unikkatili ishte Hip-Hop eksplicit, tekste që pa frikë paraqisnin realitetin ashtu si ishte dhe këto ishin arsyet kyçe të mos afirmimit të tij ne atë kohe. Ndonëse do mund të zgjidhte rrugën e lehte deri te fama duke mos përdorur shprehje eksplicite ose fjalë kundër pushtetit të asaj kohë, siç kishin bërë shumica, ai nuk ndërroi stilin e tij dhe mbeti reper eksplicit dhe real.

Me 1996 familja e Unikkatil hyri në gjak, kjo ishte arsyeja pse familja e tij vendosi të shpërngulët
për në SHBA. Ata u vendosen ne Bronx (New York), vend ky mjaft I banuar nga komuniteti shqiptar ku atje edhe e vazhdoi ëndrrën e tij. Në vitin 1998, Unikkatil benë një këngë me disa anëtare të ABI, të çilen e titulluan “Albanian Rule”, këngë e cila ishte më shume freestyle dhe shaka. Ne po atë vit, Unikkatili punon këngën “if i die u die”, këngë kjo e cila nga shume shqiptare shihet si kënga më e mirë rep e stilit
western.

Viktori kur arriti ne USA, formoi menjëherë klanin TBA “The Bloody Alboz” në gjuhën shqipe “Shqipet e Përgjakshme”, në të cilin një pjesë e anëtarëve merren me muzikë rep.  Unikkatili ka edhe studion e tij të incizimeve të emëruar “Conqueror Records” në të cilën punon të gjitha këngët e tij. Albumi ti i përbashkët me grupin The Bloody Alboz (TBA) i titulluar “Armiqt Suprem” ka thyer të gjitha rekordet e shitjës ne Kosovë.
Asnjë album tjetër i ndonjë rep-këngtari nga viset shqiptare nuk ka arrit qe ta thej ne shitje albumin e ti.

Ne vitin 2008, TBA nxjerr albumin e titulluar “Kanuni i Katilit” album ky që u prit ngrohtësisht nga fansat dhe i cili pati një shitje rekord ku e kaloj edhe këngëtarin e mirënjohur kosovar “Meda”.

Së fundi Unikkatil bëri bashkëpunimin me veteranin e Rap muzikës shqiptare, Besnik Canolli i njohur ndryshe si 2po2, kënga titullohet “Fitorja e Sinqerte” dhe deri më tani i ka thyer të gjitha rekordet e dëgjueshmërisë.

Ndryshe 2po2 njihen edhe si “Old School” ne kete zhaner ndersa Rebel a.k.a Unikkatil si “Shekspiri Shqiptar”.