Lajme Shqip Tuesday, 07 June 2011 15:07

Pikёrisht atёherë kur dukej se çdo gjё shkoi qetё dhe pa arsye pёr t’u pёrfolur, Rihanna ja shkaktoi vetё vetes…

Kёngёtarja 23 vjeçare ka improvizuar njё skenё tepёr seksuale nё arenёn e Mariner nё Miami.

Dy djem tё trupёs sё Rihannёs kanё marrё njё nga adhurueset e saj nё reshtin e parё pranё arenёs dhe e kanё ngjitur nё skenё duke e ulur nё buzё tё platformёs rrumbullake.

E veshur me kominoshe pa kёmbё, kёngёtarja nё mёnyrё agresive e ka shtyrё gruan duke e detyruar qё tё shtrihej nё skenё. Dhe nё atё pozicion e ka kalёruar me tё dyja kёmbёt duke bёrё lёvizje tepёr provokuese.

Ky moment ёshtё regjistruar nga njё fan i saj qe ndodhej aty pranё, i cili mё pas e publikoi nё YouTube.

Ndёr tё tjera, Rihanna kohёve tё fundit ёshtё pёrfolur shumё pёr klipin e saj “Man Down”, pёr tё cilin ka dalё nё mbrojtje duke thёnё:

“Unё nuk jam prind, jam njё artiste qё bёj art dhe nё kёtё rast po ulёrij pёr tё gjitha ato gra qё dhunohen dhe nuk u dёgjohet zёri! Ështё detyra e prindrit qё ta edukojё fёmijёn pёr tё kuptuar qё nuk ёshtё zgjidhje marrja e revoles dhe vrasja. Kjo kёngё  flet pёr ato raste ku nuk gjejnё mbёshtetjen as tek prindёrit e tyre tё cilёt i lёnё çёshtjet tё kalojnё nёn heshtje!”

Debatet kanё qёnё shumё tё ashpra pёr kёtё temё. Paul Porter ёshtё shprehur:

“Ne e dimё qё Rihanna ka qёnё viktimё e dhunёs nga i dashuri i saj Chris Brown. Por imagjinoni sikur njё video tё tillё ta kishte bёrё Brown… Nё qoftё se televizioni BET do ta kishte transmetuar, fondet pёr tё do tё ishin bllokuar menjёherё! Pёrse pёr Rihannёn tё lejohet? Mesazhi i klipit po njёsoj do tё ishte…”

Kjo nuk ёshtё hera e parё pёr Rihannёn qё kritikohet nga media pёr paraqitjen e saj. Ajo ёshtё kritikuar pёr shfaqjen tepёr provokative qё bёri vjet nё X Factor UK. Mё vonё e shumё pёrfolur pёr kёngёn me klipin e saj “S&M” dhe tani e keqpёrfolur sёrish…

Mbas gjithё kёtyre kritikave qё kёngёtarja agresive po merr, a do tё arrijё tё jetё e lirё nё artin e saj tё vrazhdё?

 

Nё linkun e mёposhtёm do tё gjeni improvizimin e skenёs seksuale nё skenё:

http://www.youtube.com/watch?v=TMAxPjTiBQs&feature=player_embedded