Lajme Shqip Wednesday, 29 June 2011 10:07

Në koncertin e mbajtur më 27 qershor, Rihanna pati një incident të vogël, duke u rrëzuar në mes të skenës.

Këngëtarja provokuese, 23-vjeçare, ishte duke ecur përgjatë skenës teksa këndonte këngën ‘Ëhat’s my name?’Dhe, ashtu teksa ecte, është penguar në këmbën e një balerini.

Ajo i kurseu vetes plagë të tjera duke u mbrojtur me duar përpara dhe duke u ngritur sikur asgjë nuk kishte ndodhur.

Si një profesioniste e vërtetë ajo rifitoi qetësinë dhe u ngrit në këmbë duke vazhduar së kënduari këngën e saj përballë 16 mijë fansave në Kanada.