Lajme Shqip Thursday, 18 April 2013 20:47

Megjithëse disa media kanë raportuar se Rihanna është shtatëzënë, megjithatë ky lajm duket se nuk është i vërtetë.

“Ajo vetëm nuk po ndjehet mirë dhe ky është realiteti. E di se ka shumë arsye që njerëzit të përhapin thashetheme dhe të shkaktojnë dramë të panevojshme por lajmi se ajo është shtatëzënë nuk është i vërtetë”, ka thënë një shoqe e ngushtë e Rihannës.

Shumë media raportuan se Rihanna është shtatëzënë duke iu referuar asaj se këngëtarja ka anuluar disa koncerte së fundmi dhe se ka vizituar mjekun shpesh.