Lajme Shqip Monday, 27 June 2011 12:03

Kanali televiziv MTV, në Kanada, ka marrë një goxha vërejtje nga Rihanna pas një deklarate që televizioni kishte bërë në emër të saj.

Të enjten ky televizion ka cituar një mesazh të Rihannës në lidhje me ndjenjën e fajit që ajo kishte rreth mbrëmjes kur Chris Brown e sulmoi fizikisht.

MTV mësohet të ketë cituar: “E pranoj. Unë e provokova Chris Brown që të më godiste. Nuk është plotësisht faji i tij. Më vjen keq!”

Pasi ka dëgjuar mesazhin e cituar, Rihanna e habitur është shprehur se kjo gjë nuk kishte fare lidhje me të. Për këtë arsye ajo i është kundërpërgjigjur:

“Po talleni me mua? Ju duhet të jeni një burim i besueshëm rreth lajmeve të muzikantëve. Kjo gjë që keni postuar është plehrë!!!”

Dhe në fakt, nuk ka vonuar shumë dhe MTV-Kanada ka vijuar me një ndjesë ndaj saj, duke u shprehur:

“I drejtohemi Rihannës dhe dashamirësve të saj… Neve kemi raportuar një lajm të marrë nga faqe interneti, të cilwn e konsideronim si të besueshwm. Ne nuk kishim aspak qëllim që të ishim spekulues.”

Rihanna përpara tri vitesh ka qenë viktimë e dhunës nga ish i dashuri i saj, këngëtari i famshëm Chris Brown. Pasojat e kësaj dhune u bënë publike pasi portali i lajmeve TMZ arriti të siguronte disa fotografi të sajat nga spitali ku shkoi për t’u kuruar. Pamja e saj ishte vërtetë tronditëse, me dorë të thyer, gjunjë dhe hundë të gjakosur, fytyrë të mavijosur. Rihanna nuk ia lejoi vetes që të ishte viktimë e dhunës në familje. Pas denoncimit të menjëhershëm që ajo bëri në polici, Rihanna është kthyer në zërin e shumë femrave të dhunuara. Që prej asaj ndodhie, ajo nuk ka reshtur së protestuar në emër të femrave, duke përmëndur këtu edhe këngën e saj të fundit “Man Down”, ku ajo shfaqet duke vrarë me revole mashkullin që e dhunoi seksualisht.