Lajme Shqip Thursday, 29 March 2012 14:11

Prej disa ditësh ka nisur të përflitet në mediat botërore për një raport mes këngëtares Rihanna dhe aktorit Ashton Kutcher. Lajme këto që kanë ndikuar jo pak edhe në gjendjen psikologjike të ish-bashkëshortes së tij Demi Moore, e cila mësohet të ketë reaguar shumë keq.

Por këngëtarja nga Barbadosi ka zgjedhur që vetëm pak ditë pasi kanë nisur këto spekulime, t’i hedhë ato poshtë duke deklaruar se ajo është single dhe momentalisht nuk ka asnjë raport intim me askënd dhe aq më pak me Kutcher. Këtë deklaratë këngëtarja e ka bërë në konferencën e shtypit në premierën e filmit “Battleship”, ku Rihanna shfaqet për të parën herë si aktore.

Tani, asnjë media me siguri s’ka për të spekuluar mbi këtë fakt sepse Rihanna ka qenë tepër e prerë dhe e qartë në këtë pikë, duke i dhënë fund thashethemeve. Një reporter e ka pyetur duke theksuar: “Gjithçka në karrierën tënde po shkon më së miri. Jam duke pyetur veten nëse edhe në jetën private është njësoj, pasi thuhet se keni detyruar aktorin Kutcher të udhëtojë drejt Londrës për të qenë me ju…!”

Dhe përgjigjja e këngëtares kundrejt reporterit ka qenë: “Ç’pyetje zhgënjyese! Sigurisht që gjithçka po më shkon mirë. Jam e lumtur dhe jam totalisht beqare, nëse është pikërisht kjo ajo që kërkonit të dinit”.