Lajme Shqip Saturday, 04 June 2011 10:28

“Man Down” ёshtё klipi i ri i kёngёtares qё u promovua tё martёn nё BET Tv. Kёnga flet pёr njё vajzё qё vret nё publik dhunuesin e saj seksual, pёrshkruar edhe me fragmente tё shkurtra.

Tё mёrkurёn ‘Kёshilli Televiziv i Prindёrve’ i kёrkoi televizionit BET qё tё ndalonte transmetimin e tij pasi e gjykonin ‘shqetёsuese’.

E ftuar nё ‘Countdown Show’ tё kёtij televizioni ajo ka thёnё se videoja ёshtё ‘art me njё mesazh’.

Ndёrkohё BET ka thёnё se nuk do ta ndёrpresё transmetimin e tij duke shpjeguar se “rrjeti ka njё grup gjithёpёrfshirёs tё standarteve dhe udhёzimeve qё janё aplikuar nё tё gjithё pёrmbajtjen” dhe se klipi i Rihannёs ёshtё nё pёrputhje me kёto udhёzime dhe ёshtё miratuar pёr transmetim.

MTV dhe VH1 nuk kanё pranuar ta transmetojnё videon, por janё ende duke e shqyrtuar kёtё çёshtje.

Rihanna e cila ёshtё keqtrajtuar nga i dashuri i asaj kohe Chris Brown nё shkurt tё 2009, thotё se ajo nuk pajtohet me dhunёn.

Brown sulmoi Rihannёn pikёrisht mbrёmjen pasi ishin mbajtur çmimet Grammy. Ai u vetёdeklarua fajtor dhe u dёnua me 5 vjet liri tё kushtёzuar.

“Ju e dini qё ndaj meje ka patur abuzime nё tё kaluarёn dhe siç e shikoni unё nuk shkoj vёrdallё pёr tё vrarё njerёz.”- tha ajo.

Por 23 vjeçarja thotё se dhunimi seksual ndodh shumё mё shpesh dhe pikёrisht kёto viktima kanё nevojё pёr njё zё.

“Nёse unё do tё isha zёri pёr shumё femra qё nuk ju ёshtё dёgjuar zёri, atёhere pёr mua ky do tё ishte njё fitim i dyfishtё.”