Lajme Shqip Wednesday, 04 November 2015 08:22

Këngëtarja pop muzikës, Rihanna ka anuluar performancën e saj për “Victoria Secret Fashion Show” për këtë vit.

Sipas raporteve nga revista “People” thuhet se këtë vendim Rihanna e ka marrë me shpresë se mund të përkushtohet më tepër në albumin e saj të ri “Anti”, që është duke u punuar, transmeton Koha.net.

Pas performancave të saj të shkëlqyera në vitin 2012 për “Victoria Secret Fashion Show”, fansat kishin kërkuar që ajo të rikthehet përsëri. Gjatë atij viti, ajo kishte shkëlqyer me këngën “Diamonds”.

Në vend të saj do të performojë Ellie Goulding, përkrah Selena Homezit dhe The Weeknd.