Lajme Shqip Tuesday, 16 April 2013 14:57

Turneu “Diamonds” i Rihannës ka pësuar edhe një “kolaps” pasiqë këngëtarja është detyruar të anulojë edhe një datë për shkak të gjendjes sshëndetësore.

Një nga menxherët e koncertit, u ka rekomanduar fansave të Houstonit që të mos i humbasin biletat, pasiqë koncerti i paraparë të mbahej mbrëmë, do të mbahet një natë tjetër.

Në komunikatën e menaxhmentit, nuk është treguar se çka ka pasur këngëtarja, më saktë nuk është folur për ndonjë lloj të sëmundjes.

Ndërkaq koncerti i paraparë për natën e sontme në Dallas, si duket do të mbahet, pasiqë për anulimin e tij nuk është njoftuar paraprakisht.