|
|
e Hënë, 30 Korrik 2012 15:31 Rezarta Shkurta, një këngëtare lozonjare mjaft e njohur për publikun shqiptar, ka marrë një destinacion të largët për pushimet e saj verore këtë vit, pikërisht në ishullin e mrekullueshëm të Ibiza-s.
Detajet e këtyre pushimeve, në këtë vend ekzotik të eksploruar prej saj për herë të parë, ajo i ka zbuluar vetë nëpërmjet fotografive të postuara në profilin e saj në Facebook. Në disa prej postimeve të saj ajo ka lënë të nënkuptohet se plazhi i zgjedhur prej saj ka qenë një plazh nudistësh.
“Gëzuar!” komenton Rezarta në një fotografi ku duket në dorën e saj një boçe arrë kokosi. “Dhe ai ai mbrapa nuk është siç duket, është më keq!” vazhdon ajo me komentin duke ju referuar imazhit të një mashkulli nudo në sfondin e fotografisë së saj.
Ndërsa më vonë ajo ka publikuar fotografinë e rrobebanjove të sipërme të saj me citimin “Nuk më duheshin më…”
Në këtë udhëtim Rezarat është e shoqëruar nga bashkëshorti i saj Ermal Hoxha dhe një grup miqsh. Ky udhëtim intrigues në Ibiza, pa dyshim që ka për të qenë i paharrueshëm për Rezartën. (LajmeShqip.com)


