Lajme Shqip Monday, 13 June 2011 18:07

Republikani Anthony Weiner ёshtё kthyer nё skandalin e ditёs pёr Shtetet e Bashkuara tё Amerikёs.

46-vjeçari nё njё intervistё pёr median pranoi atё qё kishte mohuar mё parё: vendosjen e njё fotoje intime tё tij nё rrjetin Twitter dhe raportet e pahijshme me gra qё kishte njohur online.

Pak orё pas kёtij rrёfimi, liderёt demokratё kanё diskutuar mbi masat qё duhen marrё pёr kёtё rast, ndёrsa Weiner, edhe pse e pranoi fajin, e bёri tё qartё se nuk ka ndёrmend  tё japi dorёheqjen. 46-vjecari qё pritej tё kandidonte pёr kryetar bashkie tё New York-ut nё 2013-tёn, ёshtё i martuar me Huma Abedin, ndihmёse e sekretares amerikane tё shtetit Hillary Klinton prej njё kohe tё gjatё.

Megjithёse e pranoi gabimin, Weiner kёmbёngul se nuk ka patur marrёdhёnie intime me asnjёrёn nga gratё qё kishte njohur nё internet, kryesisht pёrmes FaceBook-ut.

Por tani republikanit  Anthony Weiner i janё zbuluar disa foto, qё ia ka shkrepur vetes sё tij i veshur pjesёrisht brёnda ambjenteve tё palestrёs sё Anёtarёve tё Kongresit. Kjo gjё bёn qё tё lindё pyetja nёse e ka shfrytёzuar shёrbimin e internetit tё Kongresit pёr qёllimet e tija perverse.

TMZ ka siguruar fotografi qё ai i ka shkrepur duke shfrytёzuar celularin e tij BlackBerry dhe njё pasqyrё.

Kёto fotografi tё cilat janё shkrepur nё palestrёn e Anёtarёve tё Kongresit i janё dёrguar  sё paku njё gruaje.

Pavarёsisht faljes qё ai i kёrkoi publikut dhe gruas sё tij shtatzёnё, tani lind njё çёshtje tjetёr pёr tё cilёn kanё filluar tё shqetёsohen amerikanёt:

“A i ka pёrdorur republikani Weiner burimet e Kongresit pёr çёshtjet e tij nё internet?”

Nuk mbetet gjё tjetёr veçse tё presim…