Lajme Shqip Monday, 31 August 2015 17:27

Reperi amerikan, Kanye West mbrëmë ishte në qendër të vëmendjes në ndarjen e çmimeve “MTV Video Music Awards”, duke konfirmuar se do të garojë për president të Amerikës.

Kanye West ka konfirmuar se në vitin 2020 do të kandidojë për president të Amerikës, raporton BBC.

“Kam vendosur që në vitin 2020 të kandidojë për president”, ka thënë Kanye në ngjarjen e mbrëmshme, transmeton Koha.net.

Reperit mbrëmë iu nda çmimi për arritje jetësore.