Lajme Shqip Thursday, 23 June 2011 19:12

Deri tani kemi parё Wayne dhe Coleen Roney, John dhe Toni Terry. Por, dje ka qёnё radha e Robin Van Persie, i cili është shfaqur me familjen e tij nёn rrezet e diellit.

Sulmuesi i Arsenalit ёshtё parё nё horizontin e plazhit tё ishullit Formentera me gruan dhe dy fёmijёt e tij.

Robin, 28-vjeçar, ёshtё parё teksa argёtohej dhe shkёmbente pёrkёdhelje me gruan e tij, Bouchra 27-vjeçare. Njё mbrёmje mё parё ato kanё marrё pjesё nё njё performancё tё drejtpёrdrejtё tё DJ Tiesto-s, tё cilёn e kanё komentuar nё Tëitter si njё mbrёmje adrenaline.

Çifti, i cili ёshtё bashkё qё prej afёrsisht 9 vitesh, megjithёse duken shumё tё lumtur, kanё edhe ata “arnimet” e tyre. Pёrpara disa vitesh, nё vitin 2005, ata pёr pak u ndanё pasi Robin u akuzua pёr dhunim seksual dhe pёrfundoi nё qeli pёr 2 javё. Pas vёrtetimit tё akuzёs sё rreme, qё kishte qenё njё marrёdhёnie jo e dhunuar, ai u lirua. Fatmirёsisht, tani ai ndodhet sёrish bashkё me gruan e tij.