|
|
e Diel, 20 Maj 2012 10:30 Përveç anës profesionale, gazetarët dhe reporterët janë kujdesur të mbulojnë edhe anën “scoop” gjatë punimeve të G8-ës në Shtetet e Bashkuara.
Në imazhet që vijnë nga ky samit, shihen liderët e tetë vendeve më të industrializuara të botës, ashtu si nuk i kemi parë ndonjëherë. Veshje plot ngjyrë, stil pranveror dhe buzëqeshje para e pas nisjes së bisedimeve për çështjet serioze, siç është ajo e krizës financiare, veçanërisht brenda 17 vendeve të Eurozonës.
Mes imazheve ku udhëheqësit e vendeve më të fuqishme në botë shfaqen lirshëm, njëra po bën xhiron në internet; ajo që është shkëputur nga përqafimi “miqësor” i presidentit Obama me kancelaren gjermane Angela Merkel.
Një “moskoordinim” i tyre, për pak sa nuk përfundoi në një puthje në buzë, që vetëm miqësore s’do mund të quhej më pas…

