Lajme Shqip Thursday, 11 April 2013 11:16

One Direction kanë publikuar fotografinë e parë zyrtare e cila paralajmëron dokyumentarin e tyre 3D, “This is us”.

Këngëtarët e hitit “Live While wh’re young”, shihen të ulur nëpër karrige pranë studios.

Harry Styles, Zayn Malik, Liam Payne, Niall Horan dhe Louis Tomlinson, janë veshur të gjithë me të zeza në fotografinë promovuese, derisa ata shihen që kanë kthyer kokën kah aparati fotografik.

Ndryshe, në dokumentarin që do të sjellë prapaskenat e grupit, janë paralajmëruar shumë “gjëra të nxehta”.