Lajme Shqip Wednesday, 24 April 2013 17:57

Janë publikuar fotografitë ku shihet aktorja Reese Witherspoon me duar të lidhura prapa.

Aktorja është arrestuar mëngjesin e së premtës nga policia në Atlanta për shkak të “sjelljes jo të mirë” ndaj policisë.

Fotografitë, edhe pse të një rezolucioni të dobët, tregojnë aktoren duke u munduar të rezistojë që të mos i lidhen duart, shkruan The Sun.

Aktorja i ishte drejtuar në këtë mënyrë policisë mëngjesin e së premtës:

“ A më njihni..ndoshta nuk më njihni kush jam por shpejt do ta kuptoni këtë”, gjë për të cilën ajo ka kërkuar falje menjëherë duke thënë se ka qenë në gjendje të dehur.