Lajme Shqip Monday, 08 April 2013 15:21

Këngëtari jug korean, Psy, po planifikon së shpejti të sjellë edhe një hit. Mirëpo ai po përkujdeset që kënga e re, të jetë po aq hit sa edhe “Gangnam Style”.

Kënga e re do të ketë titullin “Gentleman”.

“Kënga e re do të jetë shumë qesharake… dhe çka të them më shumë, titulli i saj është “Gentleman”, ka thënë Psy.

“Mund të shtoj se në klip të këngës do të jetë një vallëzim tradicional korean, që vendet tjera, nuk e kanë idenë se si luhet ai vallëzim”, ka shtuari ai.

Edhe menaxheri i tij, Hwang Kyu, ka treguar për Reuters që po punohet që kënga të publikohet sa më shpejt.