Lajme Shqip Thursday, 25 April 2013 11:56

Reperi jug Korean, Psy i cili po vazhdon rrugën e suksesit edhe me këngën e re “Gentleman”, nuk është aq i suksesshëm edhe në vendin e tij.

Nëse ai në të gjitha vendet e botës, mund të jetë numër një, në Korenë e Jugut, nuk e ka këtë kënaqësi. Të paktën është pas numrit një, shkruan Reuters, duke iu referuar faktit se Psy gjendet i dyti në listë në Korenë e Jugut.

Cho Yong-pil, është ai që i ka dhënë “goditje” reperit nga vendi i parë në atdheun e tij.

Chi është një këngëtar i njohur në Korenë e Jugut, i cili është në skenën muzikore që nga viti 1975 dhe njihet për baladat e tij interesante të përziera me muzikë elektronike.