Lajme Shqip Saturday, 27 April 2013 12:12

Psy ka zhbuluar se ai nuk ka qenë i kënaqur edhe aq shumë me këngën e tij të re “Gentleman”, pavarësisht se ajo ka nisur me suksese si hiti i parë.
Ai ka thënë se gjatë gjithë kohës ka qenë në ankth dhe nuk e ka ditur se si do ta presë publiku këtë këngë kurse në anën tjetër, gjatë kohës kur e ka publikuar këngën, ka qenë tepër i zënë dhe i lodhur. 
“Kënga u publikua më 12 prill kurse më 13 prill unë kam pasur një koncert të madh në Kore, kështu që ishte një javë, një javë si në ferr”, ka thënë Psy për MTV duke shtuar se të gjitha këto i janë shkaktuar nga puna e madhe që ka pasur gjatë asaj jave që ka publikuar këngën e re.