Lajme Shqip Monday, 15 April 2013 16:05

Senzacioni korean i popit, Psy, ka “goditur” edhe një herë me këngën e tij më të re, duke arritur 53 milionë klikime në YouTube brenda dy ditësh, që kur publikoi këngën “Gentleman”.

Psy në këtë mënyrë, edhe pse nuk është aq afër për të marrë primatin e këngës së tij të parë “Gangnam Style”e cila arriti 1.5 miliardë klikime dhe hyri në histori si kënga me e klikuar në kanalin YouTube, megjithatë është në rrugë të mirë për të arritur këtë, shkruan The Sun.