Lajme Shqip Wednesday, 21 October 2015 16:15

Nëse ka diçka që të gjithë fansat e Kidës janë duke pritur, ajo me siguri është një tjetër këngë.

Ndërkohë që këngëtarja ka postuar së fundmi disa foto që na lënë të kuptojmë për një projekt të ri, ajo para pak ditësh publikoi një video të cilën e fshiu vetëm pak minuta më vonë.

Kida e hoqi shpejt atë, por jo aq shpejt sa duhet pasi ne kemi arritur ta ruajmë në kohë! Për më tepër, muzika që ajo video përmbante na tingëlloi e padëgjuar. Të jetë kjo një pjesë nga kënga e re?

Ne ende nuk e dimë të vërtetën e largimit të videos, por natyrisht që këtu fshihet diçka.

Është kuptuar se klipi i ri pritet të publikohet në fund të nëntorit dhe bëhet fjalë për një tjetër dancehall-reage, rrymë që tashmë është vërtetuar se i qëndron mjaft mirë stilit dhe vokalit të Kidës.

Sigurisht që muzika është realizuar nga Zzap and Chriss ndërsa për sa i përket tekstit, ky i fundit do të realizohet nga Mozzik ose Getinjo, dy vëllezërit të cilët tani duhet të konkurrojnë fort që teksti i tyre të pranohet nga Kida.