Lajme Shqip Thursday, 09 February 2012 10:51

Autoritetet boshnjake kanë konfiskuar rreth 6.5 kilogram të heroinës së pastër, vlera e të cilës parashihet të jetë shumë e madhe. Për këtë është arrestuar Luan Oruqi, që është drejtor i “Kosova Model Agency”. Oruqi është zënë në vepër duke transportuar dy kilogram heroinë dhe katër kilogram drogë tjetër të përzier nga Peja në Sarajevë.

Mediat boshnjake kanë raportuar edhe për detaje të kësaj historie. Sipas “Dnevniavaz”, Oruqi kishte rnë dakord me një person të quajtur Ljeonardom që të bënte këtë transport për 5 mijë euro.

Portali LajmeShqip.com kishte publikuar një dosje ekskluzive në të cilën VIP-at kosovarë ishin kapur me drogë. Dosjen mund ta lexoni këtu.

Raportimet bëjnë të ditur se kur Oruqi kishte mbërritur në Sarajevë pasi kishte kaluar kufirin me drogën e fshehur në një tip veture “Toyota”, i kishte dërguar mesazh Ljeonardom. Ky i dyti kishte dalë ta pres porse e kishte lënë për disa momente vetëm duke i thënë se “kthehet pas pak për t’ia dhënë paratë”.

Por në vend të itj, ishin shfaqur policia të cilin e kishte arrestuar Oruqin, i cili nuk ka dhënë emrat e personave të përfshirë në këtë aferë. Oruqi është një menaxher që ka një dyqan bizhuterie dhe ka disa vite që drejton agjencioni “Kosova Model Agency”. Lajmi i plotë mund të lexohet këtu. (LajmeShqip.com)