Lajme Shqip Wednesday, 29 June 2011 14:29

Sipas tabloidit “The Sun”, burime të sigurta i kanë konfirmuar se Princ Harry ka filluar të ketë një lidhje romance me Florence Brudenell-Bruce.

Duket se mbas historive të shumta që ka patur Harry dhe asaj të shumënjohur deri më tani, me Chelsy Davy, gjithëçka ka ndryshuar. Shoqëria e tyre prej vitesh tashmë ka marrë një trajtë të re, këtë gjë e ka konfirmuar një burim i familjes mbretërore.

E dashura e tij e re është vërtetë e bukur dhe shumë ‘shik’. Ajo është 25-vjeçe dhe njihet me nofkën Flee. Mësohet se të dy bashkë kanë kaluar takime private në shtëpinë e saj në Notting Hill.

Flee është një modele e veshjeve intime dhe kostumeve të plazhit. Ajo është duke studiuar për Historinë e Artit, të njëjtën degë që ka studiuar Princ William dhe bashkëshortja e tij Kate. (LajmeShqip.com)